HTC Desire 20 Pro lansohet në Evropë

Mobile

HTC Desire 20 Pro lansohet në Evropë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Telefoni i ri i HTC-së, Desire 20 Pro, nga tani është në dispozicion për para-porositje në tërë Evropën.

Përmes uebfaqes së HTC-së, telefoni i ri është në shitje është në Britani të Madhe, Francë, Spanjë, Itali, Poloni dhe Holandë, me çmim prej 279 euro për modelin me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme. Po ashtu, dërgesat e para për Desire 20 Pro, pritet të fillojnë nga 24 gushti.

HTC Desire 20 Pro vjen me ekran 6.5-inç IPS LCD me rezolucion prej 1,080 x 2,340 pikselë, kamerën e përparme prej 25 megapikselë dhe në pjesën e pasme katër kamera (48+8+2+2 megapikselë). Po ashtu, anash e ka edhe skanerin për gishta.

Gjithashtu, Desire 20 Pro punon me procesor Snapdragon 665 dhe baterinë prej 5,000 mAh që mbushet me shpejtësi prej 15W.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat