Galaxy Note 20 Ultra i reziston më mirë përplasjeve sesa iPhone 11 Pro Max

Mobile

Galaxy Note 20 Ultra i reziston më mirë përplasjeve sesa iPhone 11 Pro Max

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 16:41
Galaxy Note 20 dhe

Samsung Galaxy Note 20 Ultra është më i vështirë për tu riparuar krahasuar me iPhone 11 Pro Max, por është shumë më rezistent.

Të dy telefonët u krahasuan nga kanali në YouTube sesa i rezistojnë rënieve nga lartësia dhe Galaxy Note 20 Ultra performoi jashtëzakonisht mirë.

Në testin e parë telefonët u hodhën nga lartësia nga pjesa e pasme kur xhami i pasëm i iPhone 11 Pro Max u plasarit tërësisht ndërsa Galaxy Note 20 Ultra vetëm në cepin e majtë lart.

Telefoni i Samsung vjen me xhamin e ri Gorilla Glass. Në raundin tjetër telefonët u hodhën nga lartësia me ekran dhe më pas në cepin fundor. Xhami i ekranit të iPhone 11 Pro Max u plasarit ndërsa i Note 20 Ultra nuk pësoi as edhe një dëmtim.

Madje Note 20 Ultra u hodh 10 herë nga lartësia 1.5m duke i rezistuar të gjithave pa asnjë dëm të dukshëm për syrin e njeriut. Situata nuk shkoi mirë për iPhone 11 Pro Max kamera e të cilit doli jashtëfunksioni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat