​Në garë për një numër telefoni fatsjellës

Mobile

​Në garë për një numër telefoni fatsjellës

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Mijëra kinezë garuan në ankand për të blerë një numër telefoni “fatsjellës”, i cili përfundimisht u shit për një shumë marramendëse prej 2,25 milionë juan ose 300 000 dollarë.

Ky numër telefoni përfundon me pesë 8-ta, një numër i konsideruar si fatsjellës, sepse fjala “tetë” në gjuhën mandarine është homonim me fjalën “begati”.

Në ankand morën pjesë më shumë se 5 000 persona.

Në Kinë është e zakonshme që kompanitë, të cilat kërkojnë t’u bëjnë përshtypje klientëve të tyre, ose individë të pasur, të paguajnë për një numër telefoni që konsiderohet “fatsjellës”.

Numri 8 është më i kërkuari, duke qenë se tradicionalisht është shenjë e fatit dhe suksesit.

Kur Pekini priti Olimpiadën 2008, ceremonia e hapjes nisi zyrtarisht në 8:08 të mëngjesit të 8 gushtit.

Numri më pak popullor është 4, që në gjuhën mandarine shqiptohet si fjala “vdekje”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat