Samsung sjell edhe S20 Fan Edition (FE)

Mobile

Samsung sjell edhe S20 Fan Edition (FE)

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 13:42
S20 Fan Edition (FE)

Modeli i ri i telefonit të Samsung, varianti S20 Fan Edition (FE) pritet të vijë shumë shpejtë nga Samsung.

Së fundmi është folur shumë për modelin e ri të telefonit, ndërsa tani është thënë se S20 Fan Edition (FE) është certifikuar nga rregullatori TENAA. S20 Fan Edition (FE) pritet të sjell edhe lidhjen për internetin e shpejtë 5G.

S20 Fan Edition (FE) i cili ka përdorur modalitetin SM-G7810, ka ekranin prej 6.5 inç, me 4500mAh, dhe baterinë që mbështetë 15W si dhe SIM dyfishtë.

Edicioni kushtuar fansave të Samsung, S20 Fan Edition (FE) sjell 120Hz SuperAMOLED me Gorilla Glass 3 dhe kamerën me 32MP për selfie.

Në anën e pasme gjendet kamera me 12MP me mbështetjen për OIS, si dhe kamera me këndin ultra të gjerë me 12MP dhe sensorin tjetër me 8MP.

S20 Fan Edition (FE) thuhet se do të jetë në dispozicion edhe në variantin me rrjetin 4G me Exynos 990 (për modelin me 4G) dhe Snapdragon 865 (5G), si dhe shumë karakteristika tjera të pasura dhe larmi të shumtë të ngjyrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat