Samsung prezanton telefonin për ata që nuk duan të shpenzojnë në Galaxy S20 dhe Note 20

Mobile

Samsung prezanton telefonin për ata që nuk duan të shpenzojnë në Galaxy S20 dhe Note 20

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:41
Samsung

Telefonët Fan Edition nga Samsung janë dizajnuar për eliminuar hendekun mes rangut të lartë Galaxy S dhe Note dhe atij të mesëm Galaxy A.

Ndryshe nga dy modelet e fundit të smartfonëve prezantuar në aktivitetet Galaxy Unpacked, i fundit është një me kosto të ulët.

Pas disa javësh spekulime, Galaxy S20 Fan Edition ka mbërritur dhe Samsung ka pritur gjatë për këtë ditë.

S20 Fan Edition është një urë lidhëse mes segmentit të mesëm dhe atij premium të lartë. Ka të njëjtin çip Snapdragon 865 si flagshipët S20, por vetëm 6GB RAM në vend të 12GB.

Ekrani 6.5-inç AMOLED ka frekuencë rifreskimi prej 120Hz por rezolucioni është i kufizuar në Full HD. Gjithashtu vjen me 128GB memorie të brendshme por që mund ta shtoni përmes kartave SD deri në 1TB.

Ekrani i S20 Fan Edition vendoset mes S20 dhe S20 Plus për nga madhësia por ka të njëjtën bateri të këtij të fundit prej 4,500 mAh.

Edhe kamera e pasme është ajo që merrni nga një smartfon Samsung prej 1,000 dollarësh. Fan Edition ka kamër standarde 12-megapiksel me hapje f/1.8, autofokus dual-pixel, stabilizim optik imazhi.

Sensori kryesor shoqërohet nga një me kënd super të gjerë 12-mgepiksel me hapje f/2.2, kamër 8-megapiksel telefoto me zmdhim optik 3x dhe hibrid 30x si dhe një kamër selfie 32-megapiksel.

E gjitha kjo është vendosur në një trup prej polikarbonati në gjashtë ngjyra të ndryshme: Kuqe, portokalli, lejla, gri, blue dhe bardhë. Telefoni do të përfshijë të dy variantet e 5G, nën-6Ghz dhe mmWave 28Ghz me çmime 700 dhe 750 dollarë respektivisht.

Telefonët Fan Edition nga Samsung janë dizajnuar për eliminuar hendekun mes rangut të lartë Galaxy S dhe Note dhe atij të mesëm Galaxy A. Samsung ka vuajtur kohët e fundit me shitjet dhe etëm modeli Galaxy A51 ka arritur të futet në listën e 10 smartfonëve më të shitur në gjysmën e parë të 2020.

Nga ana tjetër Apple iPhone 11 është shitur në mënyrë të çmendur dhe është smartfoni i vitit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat