Disa nga thashethemet që kemi dëgjuar për iPhone 12, 12 Pro, 12 Pro Max dhe iPhone 12 Mini

Mobile

Disa nga thashethemet që kemi dëgjuar për iPhone 12, 12 Pro, 12 Pro Max dhe iPhone 12 Mini

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 15:33
Iphone 12

Kompania Apple tha se iPhone 12 do të lansohet nga mesi i shtatorit. Një datë lëshimi mund të jetë në muajin tetor.

Mund të ketë katër modele iPhone 12 në katër madhësi të ndryshme të ekranit: iPhone 12 Mini (5.4 inç), iPhone 12, 12 Pro (6.1 inç) dhe 12 Pro Max (6.7 inç).

Çmimi fillestar mendohet të jetë më i lirë se iPhone 11, duke filluar nga 667 dhe 699 dollarë.

Telefonat iPhone 12 pritet të kenë 5G.

Modeli iPhone 12 mund të mos lansohet me mbushësin e telefonit dhe ngjyra e telefonit pritet të jetë e kaltër e errët.

Gjatë një ngjarjeje virtuale që u mbajt më 15 shtator, Apple lansoi dy pajisje të reja të tekonologjisë, Apple Watch Series 6, Watch SE, si dhe një numër të tabletëve iPad. Fatkeqësisht, ata që shpresuan për një iPhone të ri nuk morën asgjë, ndonëse nuk pati asnjë lajm të saktë, pasi Apple nuk i ka konfirmuar emrat e telefonave.

Kjo për arsye se ne e shohim iPhone si një shpërthim që ndodhte çdo shtator, por për shkak të pandemisë Covid-19, furnizuesit në Kinë janë detyruar që t’i mbyllen dyqanet ose të punojnë dhe veprojnë me kapacitete të kufizuara. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara mbyllën disa nga dyqanet e kompanisë Apple, të cilat tani kanë filluar të rihapen.

Iphone 12 mund të dalë në treg në muajin tetor, por sipas gazetës The Wall street Journal, iPhone 12 mund të përballet me vonesa për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kërkesave të panumërta nga ana e konsumatorëve.

Duke marrë parasysh që iPhone është në konkurrencë të madhe dhe të vazhdueshme me Samsung, Apple ka vendosur qe çmimet të jenë më të lira se për iPhone 11.  Çmimet do të sillen nga 699 dollarë si çmim fillestar, deri te iPhone 12 pro Max me 1.099 dollarë.

Një gjë interesante është që kohëve të fundit Apple e ka përmendur modelin iPhone 12 mini. Ky iPhone mendohet të jetë një ndër iPhone-t më kompaktë, telefoni më i ri dhe më i vogël për të gjithë ata konsumatorë që preferojnë të përdorin telefona më të vegjël.

iPhone 12 mini do të jetë gjithashtu me çmimin më të lirë në mesin e katër iPhone-ve të rinj të përfolur, duke i dhënë kompanisë Apple një konkurrencë të drejtpërdrejtë me Samsung Galaxy S20 FE dhe Google Pixel 5.

Data kur do të lansohet ky iPhone do të jetë 13 ose 14 tetor. Për të gjithë të interesuarit, çmimi do të jetë 699 dollarë dhe telefoni do të ketë disa nga ngjyrat që ju përshtaten të gjithëve – të kaltër të errët, të bardhë dhe ngjyrë hiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat