OnePlus sjell Nord N10 5G dhe Nord N100 gjatë muajit tetor?

Mobile

OnePlus sjell Nord N10 5G dhe Nord N100 gjatë muajit tetor?

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 06:36
Nord N10 5G

Më herët kemi dëgjuar për ekzistencën e dy modeleve të telefonave të cilët bëjnë pjesë në segmentin e telefonave të volitshëm, përkatësisht modelet e reja të OnePlus, nën emrat Nord N10 5G dhe Nord N100. Këto dy modele më pas u shfaqën në faqen zyrtare të kompanisë.

Tani sipas @stufflistings thuhet se OnePlus Nord N10 5G dhe Nord N100 do të zbulohen në treg më vonë këtë muaj.

OnePlus Nord N10 5G tashmë është shfaqur në lajme dhe sugjerohet që telefoni do të ketë një ekran me diagonalen prej 6.49-inç, me rezolucion FHD + dhe një shpejtësi rifreskimi prej 90Hz. Modeli i ri i telefonit nga OnePlus do të vijë me procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 690, me 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ​​ruajtëse.

Në pjesën e kamerave, sugjerohet se do të ketë një sistem me katër sensorë. Kamera kryesore do të ketë një modul 64MP, dhe pritet një sensor ultra i gjerë me 8MP, si dhe dy sensorë shtesë me nga 2MP.

Poashtu është thënë se çmimi i telefonit OnePlus Nord N10 5G do të jetë nën 400 dollarë.

Kur bëhet fjalë për OnePlus Nord N100, ky model mbetet një mister tani për tani sepse nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë model të ri të telefonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat