Teknologjia super e shpejtë e karikimit wireless një realitet në 2021

Mobile

Teknologjia super e shpejtë e karikimit wireless një realitet në 2021

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Kemi parë avancime të mëdha në teknologjinë e karikimit të shpejtë dy vitet e fundit ndërsa prodhues smartfonësh si Huawei, BBK dhe Xiaomi ka investuar ndjeshëm në këtë drejtim.

Në muajt e fundit është demonstruar teknologjia e karikimit 120W por karikimi wireless ka ngelur disi pas. Megjithatë një raport i fundit që vjen nga Kina pretendon se në 2021 teknologjia e karikimit wireless 100W do të bëhet e zakonshme.

Aktualisht maksimumi që kemi parë është 65W me disa modele Oppo por ende jo komercialisht. Kalimi në një shpejtësi më të lartë karikimi do të thotë më shumë nxehtësi dhe degradim baterie.

Oppo në veçanti është shprehur se teknologjia 120W kishte shkaktuar degradim të baterisë në 80% kapacitet vetëm pas 800 ciklesh karikimi krahasuar me 65W që degradonte baterinë 90% kapacitet pas të njëjtit numër ciklesh.

Andaj mbetet sfidë për kompanitë që duan të sjelli teknologjinë 100W por që ballafaqohen me këto pengesa teknike. A do të blinit ju një telefon me karikim 100W wireless? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat