Samsung prezantonin telefonin 5G më të lirë mund të blini

Mobile

Samsung prezantonin telefonin 5G më të lirë mund të blini

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 20:35
Samsung

Samsung prezantoi ditën e sotme Galaxy A42 5G, telefoni më i fundit i linjës buxhetor Galaxy A. A42 është telefoni më i lirë aktualisht në treg nga Samsung me teknologjinë 5G dhe do të kushtojë afro 450 dollarë.

Konkretisht kushton 100 dollarë më pak sesa Galaxy A51 5G. Galaxy A42 përdor procesorin Snapdragon 750G i rangut të mesëm prezantuar vetëm muajin e kaluar nga Qualcomm.

Duhet të jetë një hap përpara krahasuar me Snapdragon 730G por jo aq i fuqishëm sa Snapdragon 765G. Telefoni ka ekran 6.6-inç OLED në krye të të cilit qëndron kamera selfie 20-megapiksel. Sipas modeleve A42 do të shitet me 4 ose 8GB RAM, 128GB memorie dhe bateri 5,000 mAh. Sensori i shenjave të gishtërinjve është nën ekran.

Në pjesën e pasme janë katër kamera: 48-megapiksel kryesor, 8-megapiksel super e gjerë, 5-megapiksel macro dhe 5-megapiksel sensor thellësie.

Galaxy A42 shitet në tre ngjyra: bardhë, zezë dhe gri dhe del në shitje duke filluar nga data 6 Nëntor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat