Kjo shenjë në iPhone tregon se dikush po të shikon

Mobile

Kjo shenjë në iPhone tregon se dikush po të shikon

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Sistemi i ri operativ për iPhone, IOS 14, ka shumë risi të dobishme për përdoruesit.

Një ndër to është edhe një shenjë e verdhë apo jeshile që shfaqet në momente të caktuara në pjesën e sipërme të ekranit në anë të djathtë.

Sipas inxhinierëve të Apple, kur shfaqet shenja e verdhë, kjo tregon që një aplikacion është duke përdorur mikrofonin e pajisjes tuaj.

Ndërsa kur shfaqet shenja jeshile, do të thotë që një aplikacion ka qasje në kamerën e telefonit tuaj. Prandaj, jini të kujdesshëm nëse shikoni njoftime të tilla.

‘Një indikator shfaqet në cepin e ekranit tuaj.

Ju mund të hapni qendrën e kontrollit për të parë se cili aplikacion përdor mikrofonin ose kamerën’, deklaroi Apple.

Me sistemin e ri operativ të iPhone, IOS 14, përdoruesit do të kenë mundësi që t’i japin akses aplikacionit që dëshirojnë për të përdorur kamerën ose mikrofonin.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat