Rritet kostoja e riparimit të ekraneve të iPhone 12

Mobile

Rritet kostoja e riparimit të ekraneve të iPhone 12

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:41
iPhone 12

iPhone 12 i ri vjen me një teknologji që Apple e quan Mburoja Qeramike dhe sipas kompanisë katërfishon rezistencën e telefonit ndaj përplasjeve.

Por nëse ekrani plasaritet, atëherë përgatituni të paguani një shumë të majme. Kostoja e zëvendësimit të ekranit të modelit bazë iPhone 12 është aq sa e modelit 12 Pro, plot 279 dollarë.

Është e njëjta kosto që paguhet për të zëvendësuar ekranin e modelit të vitit të kaluar iPhone 11 Pro por është një rritje e ndjeshme nëse e krahasojmë me modelin bazë prej 199 dollarësh që ishte për iPhone 11.

Rritja e çmimit është padyshim për shkak të ekranit OLED i cili tani përfshihet në modelet bazë të iPhone 12 dhe që vitin e kaluar ofrohej vetëm për iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max. Kostoja e riparimeve të tjera jashtë garancisë shkon deri në 549 dollarë.

Apple ende nuk ka zbuluar çmimin e riparimit të ekranit për iPhone 12 Pro Max dhe iPhone 12 Mini të cilët janë të gatshëm për tu porositur nga data 6 Nëntor. iPhone 12 fillon nga 799 dollarë dhe iPhone 12 Pro nga 999 dollarë, iPhone 12 Pro Max nga 1,099 dollarë dhe iPhone 12 mini nga 699 dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat