Çfarë fshehin në brendësi iPhone 12 dhe 12 Pro

Mobile

Çfarë fshehin në brendësi iPhone 12 dhe 12 Pro

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:43

Në videon më të fundit të iFixit, në një çmontim të iPhone 12 dhe 12 Pro mësojmë se pajisjet janë shumë të ngjashme me njëra tjetrën.

Ekranet mund të shkëmbehen mes tyre sipas iFixit po ashtu edhe bateritë 10.78W. mburoja e kamerës në iPhone 12 fsheh një ndarës prej plastike ku iPhone 12 Pro ka lenten telefoto dhe sensorin LiDAR.

Të dy telefonët kanë kamera 12-megapiksel dhe ultra-wide 12-megapiksel. iFixit gjithashtu ekzaminoi përmes rrezeve X duke identifikuar karikuesin wireless MagSafe.

Në iPhone 12 shfaqet një kornizë e zezë e cila përbëhet prej çeliku ndryshe nga alumini që shfaqet pa ngjyrë në iPhone 12. Sa i përket vlerësimit sipas riparimi, iPhone 12 merr 6 pikë nga 10.

Problemi më i madh me riparimin e këtyre telefonëve është xhami frontal dhe i pasmë. iFixit thotë se prania e tij rrit shanset e dëmtimit të telefonit nga përplasjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat