Qe çka i ndodh telefonit nëse e futni në oriz pasi të jetë lagur

Mobile

Qe çka i ndodh telefonit nëse e futni në oriz pasi të jetë lagur

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 08:55
Foto Ilustrim

Ekziston një metodë e famshme për tharjen e telefonit kur laget, e njohur si “trajtimi i orizit”. Megjithatë, jo vetëm që kjo metodë është mjaft e padobishme, por gjithashtu shkakton dëme të tjera në telefonin tuaj.

Sipas “Life Hacks”, janë bërë kërkime që e hedhin poshtë këtë “trajtim orizi” për telefonat dhe në vend të kësaj, ekzistojnë disa mënyra më të mira për të tharë telefonin pa shkaktuar dëme të mëtejshme.

Orizi nuk mund ta thithë ujin aq shpejt sa të jetë një metodë e denjë për t’u përdorur. Ai gjithashtu paraqet elementë të rinj dëmtues që gërryejnë më tej pjesët e brendshme të telefonit, të tilla si pluhuri dhe niseshteja. Lëreni të thahet vetë.

Nëse vendosni ta lini telefonin në banakun e kuzhinës, kjo metodë është po aq efektive, në mos më mirë, sesa ta fusni në oriz. Telefoni do të thahet po aq shpejt dhe nuk do të shkaktoni dëmin shtesë që do të kishit nëse do të kishit përdorur oriz.

Çfarë duhet të bëni në vend të trajtimit me oriz?

Fikni telefonin menjëherë. Kjo ju ndihmon për të shmangur dëmtimin e qarqeve elektrike. Lagia e një qarku që është aktualisht joaktiv, nuk shkakton aq shumë dëm sa do të ndodhte nëse qarku do të ishte aktiv.

Thajeni më parë me një letër

Pasi ta keni fikur telefonin, përdorni një letër ose një peshqir të zakonshëm dhe thajeni telefonin. Për këtë hap, duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos ushtroni presion, sepse vetëm kështu mund të shmangni shtyrjen e ujit në brendësi të telefonit.

Hiqni çdo pjesë të lëvizshme

Është e rëndësishme që të hiqni çdo pjesë të telefonit që mund të hiqet , të tilla si vendi i kartës SIM ose bateria nëse përdorni një model të vjetër telefoni. Mos fusni peshqir ose ndonjë send tjetër në zonën e karikimit. Ky hap është më shumë i qartë, sidoqoftë, duhet thënë. Mos fusni topa pambuku, copa të vogla letre, ose peshqir, sepse mund të ngelet diçka brenda.

Kini kujdes të mos shtypni asnjë buton ose të tronditni telefonin, pasi kjo mund ta zhvendosë lëngun brenda tij. Lëreni telefonin të thahet mbi një peshqir të thatë. Pasi të keni ndjekur me sukses të gjitha këto hapa, vendoseni telefonin mbi një peshqir të thatë dhe lëreni të thahet vetë. Mos e ndizni telefonin tuaj para se të thahet. Periudha e rekomanduar e pritjes është 24 deri në 36 orë ose më shumë.

Çfarë të bëni sapo telefoni juaj të funksionojë përsëri?

Edhe nëse telefoni funksionon si duhet në fillim, ai përsëri është dëmtuar nga uji dhe kjo mund të shkaktojë probleme tek performanca me kalimin e kohës, prandaj nëse shihni diçka që nuk shkon, bëni mirë ta çoni menjëherë në servis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat