OnePlus Nord 2 në krijim e sipër, në treg vitin e ardhshëm?

Mobile

OnePlus Nord 2 në krijim e sipër, në treg vitin e ardhshëm?

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 10:05
OnePlus Nord 2

OnePlus Nord po merr një pasardhës të ri, për t’i qëndruar besnik konceptit të kompanisë e cila është orientuar për të dhënë telefona të mençur me specifika të larta.

Lajmi për pasardhësin e OnePlus Nord është dhënë nga një informator i besueshëm në Twitter, i cili thotë se modeli i ri i Nord pritet të vijë në vitin e ardhshëm.

Vlen të thuhet se Nord nuk ishte në dispozicion në SHBA, për dallim nga modelet premium të linjës sikurse modelet e fundit – OnePlus 8 Pro dhe OnePlus 8T.

Image

Cicëruesi i famshëm, Max Jambor e ka konfirmuar se pasardhësi i modelit të parë Nord është në krijim e sipër dhe emri i koduar i modelit të telefonit është Denniz. Para Nord 2, pritet që tregu të plotësohet edhe OnePlus Buds Z.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat