Detajohen modelet e familjes Samsung Galaxy S21

Mobile

Detajohen modelet e familjes Samsung Galaxy S21

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 22:01
Samsung Galaxy S21

Mund të mos ngelet asgjë mister sa i përket Galaxy S21 apo S30 derisa Samsung ta prezantojë zyrtarisht. Burime të afërta me Android Police pretendojnë se kanë disa informacione në lidhje me familjen Galaxy S21 dhe ata sugjerojnë se modeli Ultra do të fitojë akoma më shumë vëmendje këtë vit.

Ndërsa madhësitë e ekraneve pritet të ngelen të pa ndryshuara, modeli 6.8-inç S21 Ultra do të ketë një ekran LTPO që kursen baterinë me shkëlqim prej 1,600 nits dhe mbështetje për lapsin S-Pen si linja Galaxy Note.

Megjithatë duhet të blini një kasë për të mbajtur S-Pen sepse nuk do të ketë një hapësirë të dedikuar në smartfon për të.

E gjithë linja do të kalojë në procesorin e ri Snapdragon 875, pra ato rajone që vitin e kaluar kishin modelet me procesorin Snapdragon 865. Ndërsa pjesa tjetër do të ketë procesorin ende të pazbuluar Exynos 2100.

Pritet që ky i fundit të jetë po aq i fuqishëm në mos përpara modelit Snapdragon. Vitet e fundit konsumatorët janë ankuar se modeli Exynos është më i ngadaltë se ai Snapdragon dhe me të drejtë.

Madhësitë e kamerave gjithashtu nuk do të ndryshojnë me madhësi si 12-megapiksel kryesore, 64-megapiksel telefoto dhe 12-megapiksel ultra-wide. Por modeli Ultra do të ketë sensorin 108-megapiksel të gjeneratës së dytë si dhe kamere telefoto 10X.

Së fundi presim që telefonët të përfshijnë teknologjinë Ultra-WideBand nga Note 20, Wi-Fi 6E dhe disa modele me material prej plastike e disa prej xhami dhe metali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat