Ankesat në iPhone 12 nuk ndalen: Ekranet bëhen ‘jeshil’

Mobile

Ankesat në iPhone 12 nuk ndalen: Ekranet bëhen ‘jeshil’

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:00
iPhone 12

Apple ka prezantuar vetëm kohët e fundit një seri të re të modeleve të iPhone 12, dhe përdoruesit tashmë ankohen se ka probleme të caktuara me pajisjet e tyre.

Gjegjësisht, rrjeti social Twitter po përhap video dhe fotografi të përdoruesve të cilët pretendojnë se ekranet e modelit iPhone 12 po bëhen “të gjelbra”, gjë që ndërhyn në funksionimin normal

Sipas DxOMark, një portal në Internet që merret me “testimin e pavarur të telefonave, lenteve dhe kamerave”, ekziston një problem i madh me serinë iPhone 12 kur bëhet fjalë për përpunimin e ngjyrës së verdhë, dmth shfaqen variacione të ndryshme të së verdhës, nën çdo ndriçim.

Media e Koresë së Jugut “Asian Economy” raporton se ata u thanë nga Apple se “ata kanë disa raste të raportuara, të cilat aktualisht janë nën hetim”.

Përveç këtij problemi, disa përdorues kanë raportuar probleme me iPhone 12 Mini.

Image
Image

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat