Moto E7 në Evropë me specifika të mira dhe çmim tejet të lirë!

Mobile

Moto E7 në Evropë me specifika të mira dhe çmim tejet të lirë!

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:27
Moto E7

Modeli i fundit i telefonit të mençur të Motorolas vjen me një bateri prej 4,000 mAh, mbështetje të mbushësit të shpejtë 10W, kamera të dyfishta në anën e pasme, lexues të gjurmëve të gishtave dhe port kufjesh… mbase për të ilustruar se tiparet dikur premium tani janë lehtësisht të disponueshme në telefonat me kosto të ulët.

Shumica e specifikimeve të tjera për Moto E7 të ri janë gjithsesi më pak mbresëlënëse.

Telefoni ka një ekran me 6.5 inç, 1600 x 720 piksel IPS LCD, një procesor MediaTek Helio G25, 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë ruajtëse dhe një altoparlant mono. Ka lexues të kartave microSD për hapësirë ruajtëse si dhe mbështetje për SIM të dyfishtë.

Në pjesën e pasme të Moto E7 do të gjeni një kamerë primare me 48MP dhe një kamerë makro me 2MP, plus një lexues të gjurmëve të gishtave në butonin ku shihni logon e Motorola.

Moto E7 i ri po lansohet së pari në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku ka një çmim prej 120 €, respektivisht 99 funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat