iPhone 12 thërrmon një prej telefonëve më të fuqishëm Android në performancë

Mobile

iPhone 12 thërrmon një prej telefonëve më të fuqishëm Android në performancë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 19:28
iPhone 12

Samsung Galaxy Note 20 Ultra është padyshim një telefon potent me ekran të madh, kamera të fuqishme, memorie të lartë por si krahasohet me telefonin e Apple kur bëhet fjalë për performancën?

Jo aq mirë. YouTube Gary Sims vuri telefonin përballë iPhone 12 dhe rezultat janë ndryshe nga ajo që shohim në letër.

E thënë thjeshtë iPhone 12 shkatërroi Note 20 Ultra. Avantazhin më të lartë e ka tek procesori ku përfundoi testimin në 32.5 sekonda krahasuar me Note 20 Ultra në 38 sekonda. Gjithashtu fitoi bindshëm edhe në testimin grafik. iPhone 12 përfundoi testimin në 1 minutë e 3 sekonda ndërsa Note 20 plot 14 sekonda më herë.

Ndryshe nga testime që jeni mësuar të shikoni, ky testim fokusohet tek aftësia e telefonit për të punuar me aplikacione dhe jo në hapjen e tyre. Është një testim i vërtetë i fuqisë së smartfonit.

Kështu ky krahasim vendos procesorin më të mirë celular të Apple A14 Bionic me procesorin më të mirë të smartfonëve Android Snapdragon 865 Plus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat