Samsung po e ‘imagjinon’ një telefon që paloset tri herë

Mobile

Samsung po e ‘imagjinon’ një telefon që paloset tri herë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Samsung po punon për një pajisje të re fleksibël, me një ekran që mund të paloset tri herë.

Tani është shfaqur një patentë e re për këtë pajisje, dhe ka foto dhe detaje që na japin një ide më të mirë se çfarë mund të presim nga telefoni i ardhshëm “Tri Folding Galaxy”.

Sipas faqes së internetit LetsGoDigital, Samsung ka paraqitur një aplikim për patentë për telefonin, me ekranin të palosshëm në formatin “Z”.

Telefoni ka tre ekrane të veçanta, të cilat mund të hapen dhe të formojnë një ekran të madh e të vazhdueshëm.

Përveç kësaj, telefoni ka dy mentesha, kështu që një ekran hapet nga brenda dhe një nga jashtë – të tre ekranet krijojnë një formë “Z”.

Thuhet se ky telefon do të ketë mbështetje për stilolapsin inteligjent S Pen, kamerën nën ekran, lidhësin HDMI dhe veçori të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat