Më shumë se 40 milionë njerëz blenë iPhone 13 vetëm për festat e fundvitit

Mobile

Më shumë se 40 milionë njerëz blenë iPhone 13 vetëm për festat e fundvitit

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Shitjet e serisë iPhone 13 shënuan rezultate të shkëlqyera gjatë sezonit të festave.

Në shtator të vitit të kaluar, Apple prezantoi linjën iPhone 13, e cila përbëhet nga modelet iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max.

Që nga lëshimi i tyre, telefonat janë shitur shumë mirë në mbarë botën. Më saktësisht, sipas hulumtimit, kompania nga Cupertino ka shitur dhjetëra miliona telefona gjatë sezonit të festave.

Daniel Ives, një analist në Wedbush, pohon se Apple shiti më shumë se 40 milionë modele iPhone 13 gjatë sezonit të festave të vitit 2021.

I njëjti raport parashikonte se Apple do të arrinte një vlerë tregu prej tre trilionë dollarësh, e cila u njoftua dje.

Analistët besojnë se shitjet e iPhone 13 do të vazhdojnë të rriten gjatë vitit 2022. Shkak për këtë është mungesa, e cila ka prekur Apple, por edhe kompani të tjera dhe pritet që situata të përmirësohet gjatë gjysmës së dytë të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat