Nuk ka befasi- këto janë specifikimet e telefonit OnePlus 10 Pro

Mobile

Nuk ka befasi- këto janë specifikimet e telefonit OnePlus 10 Pro

Më: 6 janar 2022 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Kompania publikoi fillimisht foton zyrtare të modelit të telefonit OnePlus 10 Pro, dhe tani kemi specifikat e publikuara nga Pit Lau, bashkëthemeluesi i OnePlus.

OnePlus 10 Pro do të prezantohet zyrtarisht më 11 janar, dhe specifikat që janë publikuar tregojnë (pa asnjë surprizë) se telefoni do të jetë nga segmenti premium.

Telefoni do të përdorë çipin më të fundit Snapdragon 8 Gen 1, do të ketë një ekran Fluid AMOLED 120Hz, një kamerë të përparme 32MP dhe një sistem kamerash 48MP + 50MP + 8MP në anën e pasme me mbështetje Dual OIS.

Kur bëhet fjalë për bateritë, ai do të mundësohet nga 5000 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë 80W SuperVOOC dhe 50W AirVOOC me valë.

Sistemi operativ i telefonit është OxygenOS 12.

Të gjitha detajet zyrtare do t’i mësojmë javën e ardhshme, kur të zbulohet OnePlus 10 Pro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat