Samsung gjatë 8 shkurtit prezanton serinë e telefonave të rinj nga Galaxy S22

Mobile

Samsung gjatë 8 shkurtit prezanton serinë e telefonave të rinj nga Galaxy S22

Më: 12 janar 2022 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Sipas informacioneve më të reja, kompania jugkoreane Samsung do të mbaj eventin tradicional më 8 shkurt, ku do të prezantojë serinë e re të telefonave Galaxy S22.

Digital Daily raporton që ftesat e Samsung për eventin Unpacked, janë dërguar këto ditë, e pajisjet e reja do të prezantohen më 8 shkurt – derisa porositë do të fillojnë nga 24 shkurti.

Besohet që Samsung do të prezantojë tre telefona të rinj, e ata janë Galaxy S22, Galaxy S22 Plus dhe Galaxy S22 Ultra.

Disa thonë se bëhet fjalë për tre telefona me ekran me dritë të madhe, derisa Galaxy S22 Ultra do të posedojë kamerën me teknologjinë e ashtuquajtur Super Clear Lens.

Këta telefona i vë në funksion procesori Qualcomm Snapdragon 8 Gen që do t’i prodhojë Samsung, e në tregun evropian do të kenë procesorin Exynos 2200. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat