Motorola Edge 30 Pro e gatshme për tregun global

Mobile

Motorola Edge 30 Pro e gatshme për tregun global

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Motorola në dhjetor prezantoi telefonin Edge X30 për tregun kinez, duke u bërë telefoni i parë i mençur me procesorin e ri Snapdragon 8 Gen 1, e tani kjo pajisje është e qasshme në tregun global.

Edge X30 do të riemërohet për tregun jashtë Kinës, duke bartur emrin Edge 30 Pro. Në tregun global do të shfaqet gjatë këtij muaji, e në ofertë do të ketë ngjyra të ndryshme për dallim nga Kina që është e qasshme vetëm e bardha dhe e zeza.

Telefoni i mençur do të ketë ekran 6,7-inç OLED me rezolucion 1.080 x 2.400 pikselë dhe frekuencë freskimi prej 144 Hz, 8/12 GM Ram, 128/256 GB memorie të brendshme, me tri kamera të fuqishme përfshirë kryesoren prej 50 MP.

Pajisja do të përkrahet nga bateria prej 5.000 mAh dhe mbushësi i shpejtë 68W që do të mundësojë mbushjen e plotë të baterisë për vetëm 35 minuta.

Motorola Edge 30 Pro do të duhej të përdor sistemin operativ Android 12, dhe atë që nga dita e parë e punës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat