Dizajn i ri, kamerë më profesionale dhe procesor më të avancuar – Samsung prezanton serinë Galaxy S22

Mobile

Dizajn i ri, kamerë më profesionale dhe procesor më të avancuar – Samsung prezanton serinë Galaxy S22

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Në ngjarjen “Galaxy Unpacked 2022”, patëm mundësinë të shikonim prezantimin e pajisjeve të reja të kompanisë Samsung.

Samsung Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra janë pajisjet e reja të kësaj kompanie – ato përfshijnë një dizajn të ri, një kamerë profesionale dhe procesorin më të avancuar të parë ndonjëherë në telefonat Galaxy – Exynos 2200.

Galaxy S22 ka një ekran 6.1 inç, S22+ një ekran 6.6 inç, ndërsa S22 Ultra ka një ekran 6.8 inç. Të tre kanë një ekran të personalizueshëm AMOLED 2X me shpejtësi rifreskimi deri në 120 Hz.

Samsung Galaxy S22 dhe S22 Plus kanë kamerë kryesore 50 MP, 12 MP ultra të gjerë dhe 10 MP telefoto. Kamera e përparme në modelet bazë është 10 MP.

Kur bëhet fjalë për memorien RAM, situata është e ngjashme me vitin e kaluar, me përjashtim të modelit Ultra. S22 dhe S22+ kanë 8 GB RAM, ndërsa Galaxy S22 Ultra vjen në dy versione: 8 GB RAM dhe 12 GB RAM, transmeton Telegrafi.

Kur bëhet fjalë për kapacitetin e baterisë, Samsung Galaxy S22 ka një bateri 3,700 mAh, S22+ 4,500 mAh, ndërsa S22 Ultra ka një kapacitet baterie 5,000 mAh.

Mbushësi i baterisë do të jetë deri në 65 W.

Modelet S22 dhe S22+ vijnë në disa ngjyra: e zezë, e bardhë, jeshile dhe vishnje.

Galaxy S22 Ultra është Note i ri dhe vjen me një stilolaps S

Seria Ultra do të zëvendësojë serinë pothuajse të shuar dhe të dashur Note. Përveç një dizajni të ngjashëm me serinë e vjetër Note, S22 Ultra vjen gjithashtu me një stilolaps unik vetëm për modelet Note.

Varianti ultra ka gjithashtu përmirësimin më të madh të kamerës. Kamera kryesore e këtij modeli ka 108MP, ultra të gjerë 12MP, ndërsa dy kamera shtesë telefoto kanë sensorë 10MP.

Kamera e përparme në modelin Ultra ka 40 MP.

Ultra gjithashtu vjen me kursim të ri inteligjent të energjisë me ndihmën e inteligjencës artificiale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat