Kanë frikë se mos përgjohen, izraelitët blejnë modelet e vjetra të telefonave “Nokia”

Mobile

Kanë frikë se mos përgjohen, izraelitët blejnë modelet e vjetra të telefonave “Nokia”

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 06:48
Nokia

Izraelitët po blejnë telefona të modelit të vjetër “Nokia”, kjo pasi kanë frikë se mos përgjohen.

Kompania izraelite e specializuar në prodhimin e telefonave celularë Nokia ka deklaruar se ka pasur një rritje prej 200 për qind në shitjet e telefonave të modelit të vjetër gjatë javës së fundit, pasi izraelitët nuk duan t’i përgjohen celularët me softuer të sofistikuar.

Ky mobilizim erdhi pasi ata u njoftuan se policia po vëzhgonte një numër të madh qytetarësh. Telefonat celularë të thjeshtë ose ata që nuk bëjnë pjesë në atë që quhet telefona inteligjentë, kanë qasje të kufizuar në internet dhe aplikacionet si WhatsApp, Telegram, fakt që i bën më të sigurt nga përgjimet.

Telefonat celularë të zyrtarëve të lartë, aktivistëve, gazetarëve, si dhe anëtarëve të familjes dhe këshilltarëve të ish-kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ishin monitoruar gjithashtu nga policia. Si rrjedhojë brenda një jave u shitën 4000 modele të vjetra të Nokias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat