Shërbime të shumta të Apple pësojnë ndërprerje

Mobile

Shërbime të shumta të Apple pësojnë ndërprerje

Më: 22 mars 2022 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Një numër shërbimesh të Apple përjetuan ndërprerje të hënën, ka konfirmuar faqja e mbështetjes së Apple.

Sipas mediave të huaja, “zonat” e prekura përfshinin App Store, iMessage, Maps, Apple Arcade, iTunes Store, podcast dhe Apple TV+.

Madje, disa nga rrjetet e Apple nuk funksionuan për tre orë.

Apple konfirmoi për BBC se sistemet e saj ishin përballur me ndërprerje, por nuk ka komentuar arsyen e problemit.

Sipas faqes së internetit të gjurmimit të ndërprerjeve, Downdetector.com, më shumë se 4,000 përdorues kishin raportuar probleme me qasjen në Apple Music, ndërsa gati 4,000 raportuan probleme me iCloud.

Apple iMessage gjithashtu nuk funksionoi për një periudhë të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat