Apple do të zbulojë iPhone 14 më 13 shtator?

Mobile

Apple do të zbulojë iPhone 14 më 13 shtator?

Më: 22 maj 2022 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Është një ditë që shumë fansa të Apple në mbarë botën e presin me padurim çdo vit – dhe tani data e lansimit për iPhone 14 mund të jetë zbuluar më në fund.

Kjo pasi që faqja e përqendruar në Apple, iDropNews, pretendon se smartfoni i ardhshëm kryesor i Apple do të zbulohet më 13 shtator.

Ndërsa Apple ende nuk e ka konfirmuar ose mohuar këtë informatë, data do të përshtatet mirë me lansimet e mëparshme të iPhone, të cilat zakonisht ndodhin të martën në mes të shtatorit.

iDropNews citon ‘burimet e veta’ dhe pretendon se Apple ka ‘diçka të planifikuar’ për 13 shtator.

Në këtë ngjarje, Apple ka të ngjarë të lansojë katër iPhone të rinj, sipas iDropNews – iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat