Specifikat kryesore të Samsund Galaxy Fold 4

Mobile

Specifikat kryesore të Samsund Galaxy Fold 4

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 08:33
Samsund Galaxy Fold 4

Nëse keni qenë duke menduar se çfarë mund të zbulojnë më shumë rrjedhësit më të besueshëm të informacioneve për serinë në ardhje të telefonave të palosshëm të markës Samsung, Roland Quandt i WinFuture e ka përgjigjen që ju e kërkoni.

Për fatin e keq të atyre që janë të interesuar për pajisjen më të vogël, më të lirë dhe më pak të avancuar, Galaxy Z Flip 4, informatat më të reja më së shumti lidhen me Galaxy Z Fold 4, pajisja më e madhe, më e shtrenjtë dhe më të sofistikuar, telefonin për të cilin rrodhën informatat të cilat zbuluan të tëra specifikat dhe veçoritë, e gjithashtu u zbulua edhe çmimi për tregun evropian, shkruan PhoneArena.

Ky telefon do të ketë ekran Dynamic të palosshëm me AMOLED 2X, rezolucion prej 2176 x 1982 pixel, densitet prej 374 ppi, shpejtësi rifreskimi prej 120Hz dhe Gorilla Glass Victus+ e cila e mbron edhe më shumë mbrojtje për ekranin.

Ekrani “shtesë” do të jetë Infinity O me madhësi prej 6.2 inç me rezolucion 2136 x 904 piksel dhe mbështetje të shkallës së rifreskimit me shpejtësi prej 120Hz. Sistemi operativ i pajisjes do të jetë Android 12 me One UI, ndërsa do ta ketë të instaluar çipin e Qualcomm, Snadragon 8+ Gen 1.

Opsionet e hapësirës së përgjithshme do të jenë 256GB, 512 GB dhe 1TB ndërkaq RAM memoria do të ketë kapacitet prej 12GB.

Do të ketë kamerë të trefishtë në pjesën e pasme. Kamera kryesore ka sensor prej 50MP f/1.8, auto fokus Dual Pixel, kamerën për fotografi ultra të gjerë me sensor prej 12MP f/2.2, dhe kamerë telefoto me sensor prej 10MP f/2.4, OIS, PDAF dhe zmadhim optik prej 3x.

Ka bateri prej 4,400mAh, ku kapacitet i saj i rimbushjes është 25W me kabllo ndërsa kapaciteti i rimbushjes “wireless” do të jetë prej 15W.

Dimensionet e telefonit kur ai mbyllet do të jenë 155.1 x 67.1 x 15.8mm, ndërsa kur hapet do t’i ketë këto dimensione: 155.1 x 130.1 x 6.3mm, teksa pesha totale e telefonit është 254 gram.

Sipas raportit të fundit, çmimi në tregun evropian fillon prej 1,799 eurove për versionin me hapësirë prej 256GB , ndërsa versioni me hapësirë prej 512GB pritet që të kushtojë rreth 100 euro më shumë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat