Xiaomi shiti 30 milionë telefona në tre muaj

Mobile

Xiaomi shiti 30 milionë telefona në tre muaj

Më: 27 maj 2023 Në ora: 10:11
Xiaomi

Xiaomi publikoi raportin e saj financiar për tremujorin e parë të vitit 2023 dhe numrat duken premtues për prodhuesin kinez që do t’i bashkohet gjithashtu edhe industrisë së veturave elektrike.

Kompania kishte 594.8 milionë përdorues aktivë në mes të muajit janar dhe mars 2023, dhe deri në kohen e publikimit të njoftimit, kishte menaxhuar që të arrijë shifrën prej 600 milionë përdoruesve.

GSM Arena raporton se kompania e telefonave të mençur arriti fitime prej afro 5 miliardë dollarëve, duke bërë dërgimin e 30.4 milionë pajisjeve. Çmimi mesatar i shitjeve kapte shifrën e 163 dollarëve, duke marrë një rritje prej 2.7 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Xiaomi u rendit i treti në tremujorin e parë të 2023 me një pjesë tregu prej 11.3 për qind, por konkurrentët kryesorë Apple dhe Samsung bënë dërgimin e pothuajse dyfishit të numrit të telefonave midis janarit dhe marsit.

Në tregun e saj vendas, kompania u përmirësua me 22.2 për qind QoQ për sa i përket njësive të shitura, por vivo arriti ta kapërcejë atë, duke e çuar Xiaomi në vendin e katërt; Apple ishte i pari dhe Oppo doli i dyti.

Të ardhurat totale ishin 8,43 miliardë dollarë, dhe fitimi neto i rregulluar ishte 450 milionë dollarë, por nëse përfshijmë shpenzimet që lidhen me biznesin e veturave elektrike, kjo shifër në fakt ishte150 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat