Në pritje të iPhone 7

Mobile

Në pritje të iPhone 7

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 17:21
iPhone 7

Duken më pak, por në fakt kanë kaluar gati 10 vjet qëkur janarin e 2007-tës, Steve Jobs zbuloi nga platea e Moscone Center në San fracisko Iphone-in, aparatin që bashkon në një iPod, celularin dhe kompjuterin e vogël të lëvizshëm, që nuk do të vononte shumë për të pushtuar tregun botëror

Ishte koha kur touch-i disave ju dukej një shpikje e madhe, një teknologji prej së cilës, siç mendohej asokohe, një pjese të mirë të përdoruesve nuk i nevojitej shumë, ndërsa sot ka pushtuar të gjithë telefonat celularë. 

Tani Apple përgatitet të hedhë në treg produktin e saj më të ri: “objektin më të nxehtë të botës së smartfonëve”,  iPhone 7, më i avancuari i serive të përdorura deri tani e që po pritet me padurim. 

Askush nuk e di me saktësi se çfare do t’i prezantojë Apple publikut në shtator, por fjalët janë se smartfoni i ri do të vijë i fuqizuar nga një chip i gjeneratës së ardhshme të Apple-it, me një procesor më të shpejtë dhe kamera dy lentëshe 8 Megapixel iSight, që ofron përparësi të mëdha, sidomos në realizimin e fotografive edhe në dritë të dobët. 

Përmasat do të jenë 67.12 me 138.3 mm, trashësia do të jetë më e vogël se iPhone 6,  ndërsa bateria do të jetë 14 përqind më e fuqishme se ato të aparateve të mëparshme. 

Smartphone i ri do të jetë i pajisur me dy butona të volumit në krahun e djathtë për një akses më të lehtë, si dhe një boks zëri shtesë,  e mendohet se do të këtë të disponueshme edhe teknologjinë e ngarkimit “wireless”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat