Apple mund të nxjerrë një telefon të tillë vitin tjetër

Mobile

Apple mund të nxjerrë një telefon të tillë vitin tjetër

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 22:19
Apple

Nga një raport i Nikkei Asia, ku citohej nga burime të brendshme për planet e kompanisë, pohohet se Apple do të lançojë tre iPhonë të rinj në vitin 2017. Një nga ata do të ketë ekran 14 cm ose më të madh dhe me të dy anët e tij të lakuara, i ngjashëm me Samsung Galaxy S7 Edge.

Ndërsa dy telefonat e tjerë do të kenë ekran si ai i iPhone 6S dhe 6S Plus, që do të thotë se Apple po përdor strategjinë e Samsung, i cili nxori njëherë Galaxy Note Edge në 2014 si një alternativë eksperimentale dhe pas tij një pajisje klasike Galaxy S dhe atë Note. Megjithëse në raport nuk thuhet, ndoshta Apple do të përdorë ekran OLED në vend të atij LCD për iPonin edge.

Çfarë do të thotë kjo për iPhone?

Nëse Apple do të mund ta realizojë konceptin e ekranit edge më mirë se Samsung, ashtu siç bëri edhe me orën smart Apple Watch, atëherë do të ketë lajme të mira për iPhone me siguri.

Por le të fokusohemi tek iPhone 7 më mirë… që do të vijë edhe për pak javë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat