Apple do të ndihmojë në kapjen më të lehtë të hajdutëve të iPhone

Mobile

Apple do të ndihmojë në kapjen më të lehtë të hajdutëve të iPhone

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 09:42
Ilustrim

Një nga problemet më të mëdha që kanë të bëjnë me vjedhjet në botë janë smartphonët. Ato janë të vegjël, të lehtë për tu fshehur dhe vlejnë shumë para, cilësi që i kanë bërë si një ndër synimet kryesorë për shumë hajdutë në të gjithë botën.

Tani Apple do të ndihmojë në kapjen e atyre që mund ta marrin një telefon të tillë me forcë, me anë të një teknologjie të re smart të përdorur në smartphonët e rinj që do të ndërtojë vitin tjetër. Teknolgjia është diçka që nuk mund ta presim ta ketë iPhone 7, pasi Apple sapo ka marrë patentën e saj në sistemin anti-vjedhje të celularëve që ajo prodhon.

Metoda përfshin përdorimin e një identifikuesit të gjurmëve të gishtërinjve nga ku mund të zbulohet identiteti i të gjithë atyre që kanë përdorur të paktën njëherë celularin. Gjithashtu ekziston edhe një opsion për kamerën e cila mund të ndizet në mënyrë automatike për të kapur foto të përdoruesit gjatë kohës që tentativa e tij për të hapur iPhonë dështon disa herë. Mendohet se cilësisë së re do ti shtohen edhe opsionet e identifikimit të vendodhjes, shpejtësisë së lëvizjes etj.

Por nëse të dhënat e regjistruara do të ruhen dhe kontrollohen në distancë, kjo do të sjellë shqëtësime të tjera në lidhje me piraterinë e celularëve që mund të rritet akoma më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat