Apple ka thënë sot se do të mbaj një ngjarje më 7 shtator në San Francisko, aty ku do të prezantojë modelin e ri të iPhone.
Siç edhe pritej, Apple do ta prezantojë modelin e ri të iPhone për publikun të mërkurën.
Madje, për këtë ngjarje tashmë kompania ua ka dërguar ftesat mediave dhe analistëve.
Apple do ta fillojë prezantimin në ora 10 të mëngjesit dhe do ta transmetojë atë live nga ueb-faqja e saj.
Ngjarja pritet të zgjasë si zakonisht dy orë.