Bie çmimi i iPhone 6 me ardhjen e iPhone 7

Mobile

Bie çmimi i iPhone 6 me ardhjen e iPhone 7

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 17:29
iPhone 6

Nëse çmimi i një celulari të ri është i papërballueshëm për ju, nuk jeni të vetmit.

Sigurisht, çdo celular i ri i Apple ose Samsung kushton mjaft shumë, që për shumicën dërrmuese është një çmim i papërballueshëm – pavarësisht se të gjithë duam të kemi celularin më të mirë.

Por, siç mund ta keni vërejtur tashmë, Apple tradicionalisht ulë çmimin e pajisjeve të mëparshme për rreth 100 euro çdo vit, transmeton Gazeta Express.

Kështu për fat të mirë, Apple javën e ardhshme lanson një iPhone të ri, që do të thotë se çmimi i iPhone 6 dhe 6S do të bie për 100 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat