Fillojnë shitjet e iPhone 7, ngjyra e zezë më e kërkuara

Mobile

Fillojnë shitjet e iPhone 7, ngjyra e zezë më e kërkuara

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 22:32
iPhone 7

Celulari i ri iPhone 7 u shit brenda pak minutave pasi para-porositjet u hapën këtë mëngjes – me ngjyrën e re e zezë e cila ishte më e kërkuara, pavarësisht pretendimeve se mund të gërvishtet lehtë.

Klientët tani përballen me një pritje deri në nëntor për disa modele, duke përfshirë ngjyrën tjetër të zezë “jet black”, edhe pse disa modele të popullarizuara ende dukeshin se ishin në dispozicion.

Pajisjet pritet që t’u shkojnë klientëve që i kanë porositur ato më 16 shtator.

Pretendime të ndryshme thonë se shumë klientë kanë vendosur të presin iPhone 8, pasi ky i fundit nuk u duk se ka sjellë ndonjë ndryshim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat