Ndryshimin më të madh Apple e sjellë në iPhone 8

Mobile

Ndryshimin më të madh Apple e sjellë në iPhone 8

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 23:33
iPhone 7 Plus

Sistemi i kamerës së dyfishtë që Apple e prezantoi në celularin e ri iPhone 7 Plus pritet të mbetet tash e tutje edhe në celularin iPhone 8 që do të lansohet vitin tjetër.

Duke cituar atë çfarë analisti Ming-Chi Kuo nga KGI Securities ka thënë, përdoruesit e Apple duhet të presin deri në vitin 2018 për ndonjë sistem të ri të kamerës.

Sipas tij, iPhone 8 nuk do të ketë më përmirësime në kamerë, pasi që sistemi më i avancuar i kamerës tashmë është krijuar nga Apple dhe është në modelin iPhone 7 Plus.

Kuo ofron gjithashtu edhe disa informacione rreth asaj se çfarë përmirësime Apple është duke planifikuar që t’i bëjë në iPhone 8.

iPhone 8, përveç sistemit të kamerës, do të sjellë ndryshime radikale në dizajnin e iPhone, një dizajn që përdoruesit e Apple kanë qenë duke e kërkuar qe sa kohë.

Sipas raporteve, iPhone 8 do të ketë një ekran me skaje të lakuara dhe me një buton të ngjitur në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat