Këllëfët e iPhone 6s nuk bëjnë për iPhone 7

Mobile

Këllëfët e iPhone 6s nuk bëjnë për iPhone 7

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 23:38
Këllëfët e iPhone 6s

Pavarësisht se telefoni më i ri mobil nga Apple nuk ndryshon shumë nga pamja e jashtme me modelin paraprak, këllëfët për iPhone 6 dhe 6s nuk do t'i përshtaten modelit të ri iPhone 7.

Telefoni i ri i Apple ka disa karakteristika ndryshe në krahasim me modelin e mëparshëm, pavarësisht se nuk ndryshojnë shumë. Për shembull, hapësira e dedikuar fotokamerës ose struktura në kënde.

Këllëfët e vjetër mund të mos përputhen siç duhet. Edhe në faqen e Apple shkruhet se këllëfët e iPhone 6s nuk do t'i përshtaten iPhone 7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat