Shaka e re me dëgjueset nga Apple

Mobile

Shaka e re me dëgjueset nga Apple

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 18:17
Pamje nga videoja

Pjesëmarrësit në një festival mashtrohen duke menduar se brushat e dhëmbëve janë dëgjueset(kufje) e reja nga Apple.

Një shakatar i internetit intervistoi disa pjesëmarrës në një festival për dëgjueset e fundit të kompanisë Apple gjegjësisht të iPhone 7, ‘ndryshe të njohura edhe si brusha të dhëmbëve’, me disa rezultate mahnitëse, shkruan Daily Mail.

Julius Dein, 22 vjeçar, nga Londra, kishte kryer shakanë ndaj teknologjisë, e cila është quajtur një nga shakatë më të mira, gjatë këtij muaji, në një festival që mbahet në natyrë.

Pa dijeni të asaj që po ndodhte pas tyre, të intervistuarit kryesisht vlerësuan dizajnin e tyre si të modës, të rehatshme dhe të “përshtatshme si dorëza”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat