Ja me çfarë është zëvendësuar foleja e kufjeve në iPhonin e ri

Mobile

Ja me çfarë është zëvendësuar foleja e kufjeve në iPhonin e ri

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 15:32
Ilustrim

Sapo iPhone 7 doli, të gjithë donin të shuanin kuriozitetin se me çfarë ishte zëvendësuar foleja tradicionale e kufjeve. Po të shihni me vëmendje do të vini re se pjesa 3.5mm e lidhësit audio tani është e mbuluar thjesht me një pjesë të vogël plastike.

Por e vërteta është pak më e komplikuar se kaq. Heqja e saj i ka lënë mundësi shumë komponentëve të tjerë të zgjerohen. Kjo ka lejuar, përveç të tjerave, shtimin e stabilizatorit optik të imazhit për kamerën e iPhone 7. Dhe meqenëse telefoni është rezistent ndaj ujit, pjesëza plastike shërben si një hapësirë barometrike duke lejuar ekuilibrimin e presionit të brendshëm të pajisjes. Shtimi i veçorisë si rezistent ndaj ujit për iPhone 7 e kërkonte domosdoshmërisht një hapësirë të tillë të vogël për ekuilibrimin e presionit.

Ajo ka gjithashtu edhe një përfitim të dytë: Rrit fuqinë dhe volumin e altoparlantit. Vrimat e vogla janë pjesë kyçe në dizajnin e altoparlantit, pra falë kësaj tani iPhone ka një bas më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat