Tani mund të bëni video thirrje edhe me WhatsApp

Mobile

Tani mund të bëni video thirrje edhe me WhatsApp

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 12:36
Video thirrjet në WhatsApp

Ditët e ardhshme më shumë se një miliardë përdoruesit e saj në të gjithë botën mund të shkarkojnë përditësimin e aplikacionit të mesazheve më të përdorur në të gjithë botën për të bërë falas video thirrjet.

Ky përditësim do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Android, iPhone dhe Windows Phone.

Por si funksionon? Mjafton të hapësh një dritare bisede dhe të klikosh në ikonën “telefono”, dhe zgjidh mes dy mënyrave, video ose voice call, dhe përshëndesni me dorë, sepse jeni lidhur tashmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat