“Samsung” ka gjetur shkakun e nxehjes së “Galaxy Note 7”

Mobile

“Samsung” ka gjetur shkakun e nxehjes së “Galaxy Note 7”

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 15:28
Galaxy Note7

Kompania koreane jugore e telefonave, “Samsung” duket se ka gjetur shkakun që shkaktonte nxehjen e baterive të “Galaxy Note 7”.

Që prej kohësh kur u përfol se “Samsung” hoqi nga tregu të gjithë “Galaxy Note 7”, premtoi se do të niste një hetim mbi shkakun e nxehjes së baterisë së kësaj pajisjeje.

Sipas disa raporteve, “Samsung”, ka gati përgjigjet e të gjithë testimeve, dhe shume shpejt do ua paraqesë, autoriteteve vendase si dhe ato amerikane. E më pas për tu bërë publike për të gjithë. “Samsung” vitet e fundit ka krijuar ndër smartfonat më të mirë në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat