Raport: Apple zvogëlon prodhimin e iPhone 7!

Mobile

Raport: Apple zvogëlon prodhimin e iPhone 7!

Më: 1 janar 2017 Në ora: 20:51
iPhone

Për shkak të shitjeve më të ulta të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus se që është pritur, Apple pritet të reduktojë prodhimin e njësive të këtyre pajisjeve në tremujorin e parë të 2017.

Gjatë viteve të fundit, Apple ka përjetuar rënie të shitjeve të iPhone. Kompania është dashur të zvogëloj prodhimin e iPhone 6s dhe 6s Plus për rreth 30 për qind për t’u barazuar me kërkesën e vogël.

Sipas një raporti të ri të Nikkei, Apple do të mund të zvogëloj për 10 për qind prodhimin e iPhone të fundit. Në ndërkohë, Apple fillimisht ka prodhuar 20 për qind më pak iPhone 6 dhe iPhone 7 Plus për të shmangur situatë të njejtë me iPhone 6s dhe 6s Plus.

Ofertuesit japonez të pjesëve të iPhone mund të preken nga ky ndryshim pasi që Apple është një prej konsumatorëve më të mëdhenjë të tyre për disa komponente të ndryshme të pajisjeve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat