Iphone 8 do të njohë fytyrat tona?

Mobile

Iphone 8 do të njohë fytyrat tona?

Më: 8 mars 2017 Në ora: 09:57
Sipas një raporti të ri, Apple ka blerë kompaninë RealFace, e cila është e specializuar në produktet e njohjes së fytyrës.

Kompania gjigande e celularëve Apple pritet të lançojë iPhone 8 dhe 8 Plus.

Javët e fundit kanë qarkulluar disa spekulime të ndryshme të cilat supozonin se celularët e rinj do të vijnë me mundësi të njohjes së tipareve të ftyrës, për rritje të sigurisë.

Sipas një raporti të ri, Apple ka blerë kompaninë RealFace, e cila është e specializuar në produktet e njohjes së fytyrës.

RealFace është kompani nga Izraeli, e themeluar në 2014 dhe që deri më tash ka zhvilluar softuere të njohjes së fytyrës që përdorin kyçjen e mençur biometrike.

Softueri i njohjes së fytyrës që ka krijuar kompania mund të përdoret si alternativë ndaj gjurmëve të gishtërinjëve për kyçje në një pajisje. Kjo teknologji pritet të jetë pjesë e iPhone-ve të këtij viti.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga asnjëra prej kompanive për këtë blerje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat