iPhone 7, telefoni më i shitur në botë këtë vit

Mobile

iPhone 7, telefoni më i shitur në botë këtë vit

Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:07
iPhone 7

Kantar Worldpanel raporton se iPhone i kompanisë Apple është telefoni më i shitur gjatë muajve të parë të këtij viti.

Raporti sugjeron se pajisja është para konkurrencës në shumicën e rajoneve, përfshirë SHBA dhe Evropën.

Tregu i pjesëmarrjes së kompanisë Apple në pesë tregjet më të mëdha të Evropës është rritur për 2,4%, në gjithsej 22,7%. Rezultatet më të mira kompania i ka arritur në Japoni, ku mban 42,4% të tregut.

Apple është lider edhe kur janë në pyetje të hyrat dhe realizon rreth 5,4 herë më shumë të hyra nga shitja e telefonave sesa konkurrenti Samsung, thuhet në raportin e Kantar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat