Apple do të nisë prodhimin e iPhone edhe në Indi

Mobile

Apple do të nisë prodhimin e iPhone edhe në Indi

Më: 24 mars 2017 Në ora: 21:18
iPhone

Kompania Apple do të fillojë prodhimin e telefonit iPhone në Indi në dy muajt e ardhshëm, thuhet në një raport të Wall Street Journal..

Obligimet e prodhimit do të bien në korporatën Wistron për të cilën raportohet se do të nisë prodhimin e modeleve iPhone 6 dhe iPhone 6S në katër deri gjashtë javët e ardhshme, dhe iPhone SE.

As Apple, por as Wistron nuk u janë përgjigjur kërkesave të gazetës për të komentuar rreth detajeve dhe as planeve specifike të kompanive për zgjerim në Indi. Zgjerimi i fabrikave në Indi mund të ndihmojë në uljen e kostos së telefonit të mençur të Apple në vend.

Derisa duket se Apple ka vullnet për të zgjeruar operimet në Indi, nuk ka indikacione se kompania do të veprojë ngjashëm për zgjerim në SHBA për një kohë të shkurtër, pavarësisht thashethemeve se kompania ishte duke konsideruar një hap të tillë dhe komenteve të përsëritura të presidentit Donald Trump, i cili gjatë kampanjës ka bërë thirrje që Apple të sjellë fabrikat e saja në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat