Apple lëshon iOS 10.3 - këto janë risitë

Mobile

Apple lëshon iOS 10.3 - këto janë risitë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 20:53
Apple

Apple ka lëshuar sot iOS 10.3 për iPhone dhe iPad, që sjell një opsion të ri për lokalizimin e AirPods dhe përmirësime për CarPlay.

Versioni më i ri i sistemit operativ mobil nuk sjell diçka madhore, por Apple me iOS 10.3 ka bërë një hap mjaft të rëndësishëm për të gjithë përdoruesit e iPhone dhe iPad.

Me iOS 10.3, Apple bën kalimin e pajisjeve në sistemin e saj të ri të quajtur APFS, apo Apple File System.

Bëhet fjalë për një sistem të ri, që ishte paralajmëruar vitin e kaluar, dhe që është i krijuar për t'i shërbyer sa më mirë iPhone, iPad, Apple Watch, Mac dhe Apple TV.

Deri më tani, Apple ka përdorur për pajisjet me iOS sistemin 31-vjeçar HFS, apo Hierarchical File System. Ai ishte krijuar për Mac me floppy disqe, dhe jo për pajisjet mobile të sotme.

Sistemi i ri AFPS është i optimizuar për diskun Flash/SSD, por mund të përdoret edhe me hard diskun tradicional HDD.

AFPS do të përmirësojë shpejtësinë e leximit dhe shkrimit të të dhënave të reja në pajisjet iOS dhe Mac.

Shumica e përdoruesve të iPhone dhe iPad nuk do të vërejnë ndonjë ndryshim pasi të shkarkojnë iOS 10.3, por disa pajisjeve mund t'iu lirohet pak hapësira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat