LG do të prodhojë telefonin e ardhshëm Pixel

Mobile

LG do të prodhojë telefonin e ardhshëm Pixel

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:18
LG

Kompania LG pritet të zëvendësojë HTC dhe të prodhojë të paktën një nga telefonat e ardhshëm të mençur Google Pixel, i cili është i njohur me emrin kodues “taimen”.

David Ruddock nga Android Police, përmes Twitter ka konfirmuar se LG do të prodhojë pajisjen më të re të Google, transmeton KosovaPress.

Ende është e paqartë se pse Google vendosi që në vend të kompanisë HTC si bashkëpunëtor të zgjedhë LG.  Më herët gjatë këtij viti, Google kishte shprehur dëshirën që të investojë në ekranet OLED të LG për telefonin e tij të mençur dhe është e mundshme që kompania të jetë e pakënaqur me prodhimin e HTC-së, pasi blerësit e Pixel dhe Pixel XL duhet të presin gjatë për dërgesa.

Pixel me memorien prej 128 GB nuk ishte i pranishëm që dy muaj dhe gjatë kësaj kohe Google njoftoi se kërkesat tejkaluan pritjet.

Besohet se Google po përgatit tri pajisje të reja, pasuesit e Pixel dhe Pixel XL, si dhe një pajisje, e cila është më e madhe se ato. Por, Android Police shkruan se njëri nga këto tri pajisje do të hidhet poshtë dhe se “taimen” do të zëvendësojë Pixel XL aktual. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat