Samsung do të sjellë Galaxy Tab A 8.0 (2017)

Mobile

Samsung do të sjellë Galaxy Tab A 8.0 (2017)

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 14:24
Galaxy Tab A 8.0 (2017)

Samsung para disa muajve prezantoi Galaxy Tab S3, por ky nuk do të jetë tableti i vetëm të cilin kompania jugkoreane do ta prezantojë këtë vit. Tableti nga segmenti i mesëm, me shenjën e modelit SM-T385, kohë më parë është vërejtur në GFXBench.

Pasi që Galaxy Tab A 8.0 është i njohur me shenjën Samsung SM-T350, tableti i ri mund të jetë pasues i modelit të vitit të kaluar. GFXBench zbulon disa nga specifikat e pajisjes, siç janë procesori Qualcomm Snapdragon 435 1.4GHz, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Galaxy Tab A 8.0 (2017) do të ketë ekran 8 inç HD me rezolucion 1280 x 800 pixel, kamerën primare 8MP dhe kamerën për selfi prej 5MP. Nuk ka informacione për baterinë, ndërsa tableti do të ketë sistemin operativ Android 7.0 Nougat.

Pajisja pritet të zyrtarizohet gjatë panairit IFA 2017 në shtator, por kompania për pajisjen mund të përdorë një emër tjetër të marketingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat