Gretel sjell telefonin e lirë me kamerë të dyfishtë

Mobile

Gretel sjell telefonin e lirë me kamerë të dyfishtë

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 12:09
Gretel

Gjatë tre muajve të fundit Gretel ka prezantuar madje katër telefona të mençur, të cilët dallojnë ndërmjet vetes.

Pajisjet e Gretel janë të lira për nga çmimi, që paraqet rastin edhe të telefonit të tyre të fundit GT6000.

Ky aktualisht shitet për 99,99 dollarë, që paraqet shifër mjaft të lirë duke pasur parasysh se pajisja posedon bateri të madhe prej 6.000 mAh, kamerë të dyfishtë dhe sensor për skanimin e gishtërinjve, transmeton KosovaPress. 

Sensori i kamerës është Panasonic MN34172. GT6000 mund të përdoret edhe për mbushjen e telefonave tjerë të mençur përmes kabllos OTG që vjen së bashku me pajisjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat