Mësohet data e arritjes së Galaxy Note FE

Mobile

Mësohet data e arritjes së Galaxy Note FE

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 14:57
Samsung Galaxy Note7

Samsung Galaxy Note7 kishte probleme të mëdha pas publikimit, kështu që kompania vendosi ta tërheqë tabletin nga tregu.

Megjithatë, Samsung rregulloi pajisjen, e cila së shpejti do të dalë në treg me emrin e ri Galaxy Note FE. Sipas raportimeve, Galaxy Note FE do të dalë në shitje më 7 korrik në territorin e Koresë Jugore.

Sugjerohet se Galaxy Note FE do të ketë të integruar asistentin Bixby, duke u bërë pajisja e dytë me integrim të Bixby, pas modelit Galaxy S8. 

Çmimi i tabletit pritet të jetë ndërmjet 650 deri 670 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat